‘Takim elektoral fantastik’, Berisha poston foto nga prezantimi i kandidatit Besnik Dushaj në Tropojë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka qenë dje në takime elektorale ne Kukës, Has dhe Tropojë.

Mëngjesin sotshëm lideri i opozitës ka postuar foto nga takimi i prezantimit të Kandidatit për bashkinë e Tropojës të Koalicionit “Bashkë Fitojme”, Besnik Dushaj.

Postimi:

Mirëmëngjesi miq dhe një përshëndetje me këto foto nga takimi elektoral fantastik dje në Tropojë, bashkë me kandidatin e “Bashkë Fitojmë” z. Besnik Dushaj.