Bashkia Kurbin pa investime në infrastrukturë, banorët: Majlinda Cara nuk mbajti premtimet

Banorët e Kurbinit prej vitesh vuajnë mungesën e infrastrukturës, ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike. Për situatën në këtë bashki ata bëjnë përgjegjës kryebashkiaken Majlinda Cara, e cila sipas tyre u ka dhëmbë shumë premtime, por nuk i ka realizuar ato.

Në 4 vite Bashkia e Kurbinit nuk ka investuar në infrastrukturë, ujin e pijshëm dhe energji elektrike. Banorët thonë së kryetarja e bashkisë Majlinda Cara i mashtroi, duke iu premtuar se do ketë ndërhyrje në rehabilitimin e kësaj lagjeje, por asgjë nuk u realizua.

"Nuk na përgjigjet askush, ka pasur vetëm premtime dhe asnjë nuk ka investuar. Vjen njëherë për të marrë votën, pastaj nuk pyet a ka apo nuk ka popull."

Banorët kërkojnë zgjidhjen e problemeve për të cilat ndonëse kanë marrë disa herë premtime, situata vijon të jetë tejet shqetësuese.

"As fëmijët e vegjël nuk kalojnë dot dimrit, mbushet me ujë. Nuk mund të vijnë vetëm për zgjedhje, duhet t na ndihmojnë."

Banorët akuzojnë pushtetin vendor dhe qendror për mungese vëmendje ndaj kësaj zone.