Partizani përmbys Kukësin, derbi me Tiranën një finale titulli

Partizani arriti një fitore shumë të rëndësishme në garën për titull duke mundur në “Arenën e Demave” Kukësin me rezultatin 3-1, e vlefshme për javën e 32-të të Superiores.

Të parët që kaluan në avantazh ishin verilindorët, me kapitenin Gjelbrim Taipi, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9’.

Në minutën e 25’, Da Silva vendosi baraspeshën po nga një penallti, ndërsa pesë minuta më vonë, Atanaskoski përmbysi shifrat.

Në pjesën e dytë, ishte sërish Da Silva ai që vulosi fitoren me golin e tretë për të kuqtë.

Kështu Partizani vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë me 57 pikë, dy më pakë se Tirana kryesuese, ndërsa Kukësi vazhdon të jetë në vendin e 8-ë duke luftuar për mbijetesë.