Rritet numri i të prekurve nga astma e alergjitë, ndotja është faktor kryesor

Në Ditën Botërore të Astmës dhe Alergjisë, shifrat tregojnë rritje të patologjisë së këtyre sëmundjeve ndër vite. Sipas mjekëve, në çdo 10 vite ka rritje me 50% të prevalencës, por edhe shtim të vizitave sa i përket sëmundjeve alergjike.

“Gati 20% ë popullatës vuan nga një nga format e alergjisë por dhe tek pacientët me astmë kemi një rritje me gati 50% të prevalencës së saj në çdo 10 vite. 20-30 pacient çdo ditë vijnë bëjnë provat e alergjisë dhe që kanë nevojë për asistencë mjekësore” u shpreh mjeku Mehmet Hoxha.

“Kemi një 2fishim 3fishim të prevalencës së astmës tek grupmoshat fëmijnore, pra shkojnë deri në 6%-7% por kjo prevalencë duket në punën tonë të përditshme që vazhdon dhe rritet” thotë mjekja Eris Mësonjësi.

Ndotja konsiderohet faktori më ndikues në përkeqësimin e këtyre sëmundjeve, pasi ka ndikim në agresivitetin dhe shtimin e intensitetit të simptomave.

Për mbrojtje nga sëmundjet alergjike, mjekët bëjnë thirrje për kryerjen e vaksinës, efektshmeria e së cilës sipas tyre është e lartë, dhe duhet bërë rregullisht çdo 3 apo 5 vite.