FOTO/ Shpallet projekti fitues për stadiumin e ri të Vlorës

 

Stadiumi i projektuar nga studio belge, XDGA, është përzgjedhur si fitues në Konkursit Ndërkombëtar për stadiumin Flamurtari. Impianti modern do të shërbejë për futbollin, por do të jetë edhe një qendër multi-funksionale.

Aty do të ketë tre nivele ndërtesash: duke nisur nga stadiumi, te fusha stërvitore, por edhe një strukturë rreth e qark, e cila do të shërbejë edhe si një shëtitore. Po ashtu projekti përfshin hotele, lokale, dyqane dhe do të jetë i rrethuar nga katër kulla të reja dhe një pishinë.

Studio belge ka qenë aktive në Shqipëri, kryesisht në Vlorë, ku ka punuar edhe në projektin e Lungomares. Nga projektuesit, impianti Flamurtari është cilësuar një stadium brenda lagjes. Struktura do të jetë ikonike, por mbi të gjitha përmbush kushtet e fizibilitetit, duke qenë më pranë kërkesave financiare të projektit për qytetin e Vlorës.