Charles III kurorëzohet zyrtarisht si mbret i Mbretërisë së Bashkuar

Për herë të parë pas 7 dekadash është kurorëzuar një monark i ri në Britaninë e Madhe. Arqipeshkvi i Kanterbërit vendosi mbi kokën e Mbretit Charles III kurorën e Shën Eduardit, duke kulmuar kështu ceremoninë madhështore të kurorëzimit.

Ceremonia në abacinë e “Westminster” u zhvillua në kushte të rrepta sigurie dhe me pompozitetin që i takon kurorëzimit të një prej mbretërive më jetëgjata në botë.

Pas vendosjes së kurorës, përshëndetje me të shtëna armësh u dëgjuan nga 13 qytete të ndryshme të mbretërisë, përfshi Edinburgun e Skocisë, Kardifin e Uellsit dhe Belfastin e Irlandës së Veriut.

Ceremonia kryesore me të shtëna armësh u realizua në Kullën e Londrës, ndërsa kambanat e abacisë së “Westminster” u dëgjuan të binin për të festuar momentin historik.

Edhe Mbretëresha Camilla tani është kurorëzuar në një ceremoni më të thjeshtë – edhe pse asaj nuk i kërkohet të bëjë betim.

Ashtu si i shoqi, ajo është vajosur me vaj të shenjtë, por pa ekran, gjë që tregon natyrën e ndryshme të ceremonisë së një bashkëshorteje në krahasim me një sovran në fuqi.

 

Charles III është kurorëzuar të shtunën si mbret i Mbretërisë së Bashkuar, përmes një ceremonie solemne, që daton tash e mijëra vjet. Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – është vendosur në kokën e Charles III, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.

ku britanik prej vitit 1953.

Zilet janë dëgjuar nëpër të gjitha kishat e Britanisë, kur ka nisur ceremonia.

Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla, do të kthehen, pas ceremonisë, në Pallatin Buckingham, për të parakaluar para turmave të mëdha të njerëzve.

Ky kurorëzim – i pari i një burri, prej vitit 1937 – përbën vetëm ceremoninë e dytë të tillë, që transmetohet në një televizion me ngjyra.

Charles, 74-vjeçar, e ka marrë titullin e mbretit, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeta II, në shtator të vitit të kaluar.

Ajo ka shërbyer shtatë dekada si mbretëreshë.