Bellingham pranë transferimit te Real Madrid: Mesfushori do të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare

Jude Bellingham i afrohet Real Madridit. 

Mesfushori anglez, i cili është pjesë e Borussia Dortmund pritet të bëhet një lojtari më i ri i Merengues. Sipas raportimeve nga "SER Deportivos", ai do të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare me Los Blancos, duke u bërë lojtari i dytë më i paguar i skuadrës pas Hazard.

Bellingham u përfol se do t'i bashkohej Liverpool, por sipas raportimeve të fundit, skuadra e Premier League nuk kishte mjaftueshëm para për të kryer këtë transferim.