Kërcënoi sanitaren pse mbështet Berishën/ Vasili: SPAK të hetojë Bufin, KQZ ta përjashtojë nga zgjedhjet

Deputeti i Partisë së Lirisë , Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me skandalin e publikuar nga  programi ‘Piranja’ në SYRI TV.

Në video dëgjohet teksa kryetarja e bashkisë së Roskoveci, Majlinda Bufi  i bën presion sanitares së shkollës se do ta hiqte nga puna sepse kishte marrë pjesë në një miting të organizuar nga opozita në Fier.

Vasili shkruan në statusin e tij se KQZ duhet të përjashtojë urgjentisht Majlinda Bufin nga zgjedhjet dhe se SPAK të fillojë çështjen penale.

STATUSI I PLOTE

Skandal! KQZ të përjashtojë urgjent Majlinda Bufin nga zgjedhjet, SPAK të fillojë çështjen penale!

Të tmerruar dhe në panik nga humbja e padiskutueshme në 14 maj, rilindasit në bashkitë moniste kanë nxjerrë hapur fytyrën e tyre të nxirë.

Majlinda Bufi, kryetare e Bashkisë Roskovec shantazhon dhe kërcënon hapur në mënyrën më të ulët një sanitare shkolle se ka marrë pjesë në një miting të opozitës.

Kjo rilindase me sjellje të neveritshme kërcënon një grua të thjeshtë me bukën e gojës.

Kjo rilindase e pështirë trajton postin si pronë private, që vë dhe heq nga puna kë të do ajo dhe thotë me gojën plot se marrja në punë qenka nder që e bëka ajo sikur të ishte në mallin e të atit.

Kjo rilindase e fryrë dhe militante idiote kërkon izolimin e veprimtareve dhe drejtuesve të opozitës në Roskovec duke dënuar njerëzit e tjere vetëm sepse komunikojnë dhe flasin me ata.

Shkeljet e ligjit janë flagrante dhe skandaloze në dritën e diellit.

Kjo kryetare arrin deri edhe të ofroje pazar, që e vërteta të mos dalë në shesh dhe media të mos bëjë detyrën, sepse këta rilindas janë mësuar të blejnë me para censurimin e të vërtetës.

Si mund të konkurojë një si kjo që bastardon detyrën e Kryetares së Bashkisë me veprimet e saj të paligjshme dhe të një morali njerëzor mizerabël.

Emisioni 'Piranjat' si misionare të së vërtetës nxori në shesh fytyrën e vërtete të rilindasve kur ulen në karrige.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të perjashtoje urgjentisht Bufin nga konkurimi për zgjedhjet e 14 majit sepse shkeljet e Kodit Zgjedhor janë flagrante dhe shumë të rënda.

SPAK duhet të filloje urgjent hetimin për shpërdorim detyre për këtë rast i cili është përpara syve të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë.

KQZ dhe SPAK të veprojnë menjeherë për të mos u inkriminuar si përgjegjës dhe shkaktare, që me mosveprimet e tyre po cënojnë standartin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Qëndrimi shumë i rreptë ligjor ndaj rastit Bufi është qëndrim kunder mizerabilitetit antiligjor arrogant dhe mafioz të Rilindjes kudo që ajo ushtron detyra shtetërore.

Provat filmike ja ku i kanë, por edhe denoncimet zyrtare do t'i kenë në tavolinë.