Gati të paguajë 60 milionë euro, Bayerni pranë transferimit të sulmuesit francez

Duket se Bayern ka gjetur zgjidhjen sa i përket repartit ofensivë, me rekordmenët që janë pranë transferimit të Randal Kolo Muanit.

Sulmuesi i Frankfurtit kërkon të largohet këtë verë nga klubi i tij dhe prej kohësh e ka piketuar Bayernin si destinacionin e ardhshëm.

Gjithsesi, Frankfurti kërkon për të shumën e majme prej 120 milionë eurosh, por Bayernin është i gatshëm të paguajë vetëm 60 milion, plus bonuset dhe duket se palët po shkojnë drejt marrëveshjes.