Berisha prezanton sot kandidatin e opozitës në Tropojë, Besnik Dushajn
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të shkojë sot në Tropojë për të prezantuar. kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë”, z. Besnik Dushaj, për kreun e kësaj bashkie.
Berisha i ka ftuar qytetarët ta ndjekin live nëpërmjet medias, të gjithë takimin. “Të dashur miq, ju ftoj të më ndiqni live në ora 11:00, në takimin elektoral me kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë Tropojë, z. Besnik Dushaj”, shkroi Berisha në Fb.
Z. Dushaj nga ana e tij ka njoftuar bashkëqytetarët e tij për takimin që do të mbahet në sheshin "Tahir Sinani" para Pallatit të Kulturës: "Në ora 11:00, mirëpresim në Bajram Curri, birin legjendar të Tropojës, Prof. Dr. Sali Berisha. Bashkë drejt fitores së thellë në 14 maj."