‘Urimet më të ngrohta në emër të Kosovës’ Vjosa Osmani takohet me Familjen Mbretërore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar, Charles III.
Para kësaj ceremonie madhështore që do të mbahet sot, Osmani ka qenë e pranishme në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe anëtarë të Familjes Mbretërore për liderët botërore në Pallatin Buckingham, ditën e djeshme.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Presidentja e Kosovës me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ku krahas fotove, shkruan se ishte e nderuar që mundi t’i shpreh urimet më të ngrohta në emër të popullit Kosovar, Mbretit Charles III.
“E nderuar që mund t’i shpreh urimet më të ngrohta në emër të popullit të Republikës së Kosovës për Familjen Mbretërore në këtë rast të veçantë!”, shkroi Osmani në Tëitter.
Honored to be able to extend the warmest wishes on behalf of the people of the Republic of Kosovo to the @RoyalFamily on this special occasion!#Coronation pic.twitter.com/ZAriffFEtr
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 5, 2023