Të shtënat me armë në Pukë pas mesnate, shpallet në kërkim një 26-vjeçar

Komisariati i Policisë në Pukë ka arritur të identifikojë autorin e të shtënave me armë  pas mesnate në dalje të qytetit dhe e ka shpallur në kërkim. Ai është një 26-vjeçar me iniciale K.P.  Autori ka qenë duke qarkulluar me një makinë “Maserati” në momentin kur ka shtënë në ajër. Policia ka gjetur katër gëzhoja pistoleta në vendin e ngjarjes.  

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë njoftuan se me marrjen e njoftimit që në mesnatë, rreth orës 00:20, se në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë - Fushë-Arrëz, ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë organizuar punën, ku falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit, i cili ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të policisë bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe shpallja në kërkim e  shtetasit K. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.

 Vijon puna intensive për kapjen e tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore. Gjithashtu u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim dhe e automjtetit nga i cili ky shtetas ka qëlluar në ajër, duke qënë në lëvizje.  Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.  Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."