", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/05/auto_Screenshot_61683315292.png", "width": 900, "height": 638 } }

VIDEO/ Uzuni i pandalshëm, shënon golin e 22-të në La Liga 2

Myrto Uzuni po përjeton një sezon fantastik me fanellën e Granada-s në La Liga 2.

Në këto çaste, është duke u luajtur ndeshja mes Alaves dhe Granada, ku miqtë kanë kaluar në avantazh.

Goli i sulmuesit beratas erdhi në minutën e 22-të nga pika e penalltisë, falë një penalltie të fituar nga vetë ai.

Ky ishte goli i 22-të i sulmuesit shqiptar në La Liga 2 këtë sezon dhe vazhdon të shkëlqej me formën e tij aktuale.