Një kthesë e madhe në horizont: Messi regjistroi një mesazh për PSG-në dhe i befasoi të gjithë
Mosmarrëveshja mes Lionel Messit dhe PSG-së është në rrugën e zgjidhjes dhe mund të marrë një kthesë të madhe pasi mesfushori argjentinas i dërgoi një mesazh falje klubit dhe bashkëlojtarëve të tij.
PSG e pezulloi Messin për dy javë për shkak të largimit të tij të paparalajmëruar në Arabinë Saudite dhe ndonëse të gjithë e morën si shenjë të qartë të një largimi të sigurt, lojtari më i mirë në botë i befasoi të gjithë me një mesazh që postoi në Instagram.
Leo Messi statement ??? #Messi
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 5, 2023
“I thought we were going to have a day off after the game as always. I had this trip organized and I couldn't cancel it. I had already canceled it before…”.
“I apologize to my teammates and I'm waiting for what the club wants to do with me”. pic.twitter.com/GBuarEgwSl
"Përshëndetje, doja ta bëja këtë video për shkak të asaj që po ndodh. Fillimisht u kërkoj falje shokëve të mi dhe klubit. Sinqerisht mendova se do të kishim pak kohë të lirë pas ndeshjeve të ngarkuara të javëve të mëparshme. Organizova këtë udhëtim në Arabi edhe më herët dhe nuk munda ta anuloja. Kërkoj falje përsëri për atë që bëra dhe pres vendimin e klubit. Asgjë më shumë, një përqafim", tha Messi.
Kujtojmë se kontrata e Messit me parisienët është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.