Aksident në aksin Kapshticë-Bilisht, makina del nga rruga, një i plagosur

Një aksident është regjistruar në afërsi të Kapshticës pasditen e sotme.

Sipas informacioneve nga policia aksidenti ndodhi në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht, shtetasi A. Ç., rreth 47 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi A. Ç., i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.