I riu qëllon në ajër në oborrin e një shkolle në Farkë, nisin hetimet për 20-vjeçarin, pistoleta ishte...

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve.

Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.