KAFE SHQETO/ Pogradeci mban flamurin e burrave të dhunuar nga gratë, 7 nën urdhër mbrojtje

Të ftuar në emisionin e mëngjesit në Kafe Shqeto, Syri TV ishin Arbi Bashko, koordinator kundër dhunës në familje dhe sociologu Gëzim Tushi.

Tushi është shprehur se në Shqipëri karakteri i dhunës po shfaqet ashti si burrat ndaj grave por edhe nga gratë ndaj burrave dhe këtu është rasti i denoncimeve në Pogradec.

"Padiskutim kjo situata e sotshme të duket pak si paradoksal në terren shqiptar pasi është maskilist dhe gratë e fëmijët janë viktima të dhunës. Në Pogradec janë 7 raste që burrat janë viktima të dhunës fizike dhe psikologjike nga gratë e tyre ndërsa numri i grave të dhunuara vitin e kaluar ishte rreth 3700 raste të denoncuara. Jam i vetëdijshëm që dhuna po merr karakter uniseksual që tani kemi dhe gra të dhunshme përveç burrave. Një nga motive kryesore që gratë kanë bërë krime ishte për motivet e xhelozisë. Duhet të kuptojmë faktin se ka disa arsye të cilat kërkojnë një studim më të plotë të dhunës së grave ndaj burrave të tyre.

Funksionet kryesore që janë si puna, konkurrenca në tregun e punës, por duhet të jenë edhe nëna të mira edukatore të mire dhe këto janë ngarkesa që sjellin mbingarkime psikologjikë në jetën e tyre dhe e gjithë kjo mbingarkesë në momente të caktuar të ketë devijacione që e shprehin ndaj burrave të tyre dhe më sëshumti ndaj fëmijëve. Të gjitha këto vijën si pasoje e pasigurive financiare pasi ka një burrë dembel ose është i dhënë pas alkoolit, bixhozit etj., por në vetvete unë nuk e amnistojë këtë dhunë që ata mund të shfaqin si pasojë e kësaj situate që ata mund të përballen në jetë.

Rasti i dhunës që 7 burrat që janë dhunuar në Pogradec më duket një rast i veçantë, ne mund të kemi edhe raste të tjera të shumta të kësaj situate. Unë them, që edhe gratë nuk kanë të drejta që të abuzojnë pasi e drejta e tyre mbaron aty ku fillon e  drejta e burrit dhe e kundërt e dhunës së burrave ndaj grave nuk mund të jetë zgjidhje."

Bashko ka theksuar se dhuna në familje është prezentë edhe në formën e dhunë psikologgjike dhe nuk denoncohen, por kemi edhe dhunë të nënës ndaj fëmijës ose të atit ndaj fëmijës në familje.

"Është e drejtë që në Pogradec që kemi 7 raste të dhunës së grave ndaj burrave. Jam shumë koshient që dhuna psikologjike në familje është prezent por nuk denoncohen nga shumica e familjeve. Ne nuk jemi të vetmit që burrat po dhunohen nga gratë pasi ka raste dhe në zona të tjera por për momentin nuk po bëhen publikë dhe nuk po denoncohen.

Një nga arsyet që shohim ose shfaqet dhuna qoftë tek burrat dhe te gratë është mungesa e komunikimit , por edhe ndikimi i rrjeteve sociale. Në familje pas këtyre probleme shfaqen presione psikologjike që janë në të dy krahët si burri ndaj gruas por edhe e kundërta. Nuk kemi vetëm një dhunë mes bashkëshortëve por edhe në marrëdhëniet nënë e birë ose atë e birë."