FOTO/ Çfarë po ndodh në botë?
Tjetër sulm me armë në Serbi brenda pak ditësh: 8 të vdekur
Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 13 janë plagosur në Serbi, si pasojë e një sulmi të dytë në jug të Beogradit, kanë raportuar mediat shtetërore, vetëm një ditë pasi një 13-vjeçar hapi zjarr në shkollë duke lënë 9 viktima.
Sulmuesi hapi zjarr me një armë automatike nga një makinë në lëvizje dhe më pas u largua. Shtatë nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Policia është vënë në kërkim të të dyshuarit, që besohet të jetë një burrë 21-vjeçar, si edhe ka rrethuar një zonë ku ai besohet se fshihet, raportoi RTS. Ministri i punëve të brendshme në Serbi e quajti sulmin "një akt terrorizmi".
Policia belge arreston shtatë persona për komplot për sulm terrorist
Policia belge ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për mbështetje të Shtetit Islamik (IS) dhe komplot për një sulm terrorist, kanë thënë prokurorët. Pothuajse të gjithë të dyshuarit janë çeçenë me origjinë dhe tre kanë kombësi belge, thanë prokurorët në një deklaratë.
Ata thanë: “Objektivi i saktë i sulmit të planifikuar ende nuk është përcaktuar”.
Zelenskiy flet në Hagë
Vladimir Putin duhet të vendoset para drejtësisë për luftën e tij në Ukrainë, tha Volodymyr Zelenskiy të enjten gjatë një vizite në Hagë, ku ndodhet Gjykata Ndërkombëtare Penale.
“Ne të gjithë duam të shohim një Vladimir të ndryshëm këtu në Hagë, ai që meriton të sanksionohet për veprimet e kriminale këtu, në kryeqytetin e së drejtës ndërkombëtare”, tha Zelenskiy. "Jam i sigurt se do ta shohim të ndodhë kur të fitojmë," tha ai, duke shtuar: "Kushdo që sjell luftë duhet të gjykohet.”
Martesa e fëmijëve në rënie - por do të duhen 300 vjet për t'u eliminuar
Numri i martesave të fëmijëve është në rënie në mbarë botën, por me një ritëm shumë të ngadaltë, që ka shuar shpresat se dukuria mund të eliminohet këtë shekull, tha Unicef, agjencia e OKB-së për fëmijët.
“Lajmi i mirë është se martesat e fëmijëve kanë ardhur në rënie në të gjithë botën”, tha Claudia Cappa, autorja kryesore e raportit. “Në 10 vitet e fundit, përqindja e martesave të fëmijëve ka rënë nga 23% në 19% [të të gjitha martesave].
“Pra, nëse gjërat nuk ndryshojnë, do të na duhen rreth 300 vite të tjera për të eliminuar plotësisht martesën e fëmijëve,” tha ajo.
Sipas studimit, më shumë se 12 milionë vajza nën 18 vjeç ende martohen çdo vit.