", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/05/auto_napoli_festa1683276159.jpg", "width": 900, "height": 494 } }

VIDEO/ Momenti i shpalljes kampion, ndriçohet Napoli nga fishekzjarrët

Napoli ka fituar titullin e tyre të parë në Serie A në 33 vjet.

Djemtë e Luciano Spallettit siguruan një barazim 1-1 me Udinese të enjten, duke fituar titullin e tretë në historinë e ‘Partenopeit’.

Herën e fundit që ata u kurorëzuan kampionë të Serie A ishte në 1989-90 gjatë epokës së Diego Maradonas.

Mbi 10,000 tifozë të Napolit udhëtuan në “Dacia Arena” në Udinese, ndërsa 50,000 të tjerë i ndoqën ndeshjet në stadiumin “Diego Armando Maradona” dhe shpërthyen nga gëzimi pas bilbilit të fundit.

Mes tyre ishte edhe presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili nuk kishte udhëtuar me ekipin në Udine.

Festimet në kryeqytetin e Kampanisë nisën në momentin e përfundimit të ndeshjes.