Djali polic iu vra në një aksident/ Nëna: Prokurori i Sorosit nuk hetoi ngjarjen
Nuk ndalen skandalet e prokurorëve të zgjedhur me ndihmën e miliarderit majtist George Soros në SHBA.
Nëna e një zëvendës/sherifi tha se i biri Christopher Korzilius, u vra në një aksident teksa ishte në detyrë, por prokurori i Sorosit nuk e hetoi ngjarjen.
Nancy Korzilius tha për Fox News se kishte mbetur e tronditur kur mësoi se prokurori Jose Garza nuk do ngrinte akuza.
Ajo tha se i biri 32-vjeçar ishte në detyrë me makinën e tij, kur një mjet i erdhi përballë, duke e përplasur në mënyrë frontale makinën e policit.
Forca e përplasjes ishte kaq e madhe, sa makina e zëvendës/sherifit përfundoi në një kanion. Ai humbi jetën në vend.
Shoferi i mjetit tjetër po udhëtonte me shpejtësi të lartë. Por atij nuk iu bë as testi toksikologjik dhe as u hetua pretendimi i tij se devijoi korsinë për të shmangur diçka në rrugë.
“As nuk e besoj dot që nuk pati një proces për këtë çështje. Vendimi i prokurorit ka thyer përgjithmonë besimin tim te drejtësia,” tha nëna e policit.