VIDEO/ Skandal në volejboll U-18, trajneri godet me shuplakë lojtaren

Një incident i rëndë dhe aspak sportiv është shënuar në ndeshjen e volejbollit për femra U-18 mes Korçës dhe Dinamos.

Në videon e siguruar nga "A2CNN" shihet qartë se trajneri i korçareve, Romeo Xega teksa kishte grumbulluar ekipin, i qëllon me shuplakë njërës prej lojtareve, ndërsa i bërtet.

Mbetet të shihet nëse do të ketë një reagim nga instancat përkatëse për këtë incident të rëndë.