VIDEOLAJM/ Në supermarketet e deputetit të PS-së, po shpërndahen pako me ndihma në këmbim të votës

Duke ndjerë rrezikun e humbjes, Edi Rama i ka angazhuar të gjitha llojet e levave që ka në dorë.

Në adresë të SYRI.net kanë mbërritur pamje të pakove të bëra gati me ushqime në supermarketin ‘Big Market’ në pronësi të deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj, tek ‘Pallatet Çabej’ në Tiranë, që do tu shpërndahen shtresave në nevojë, në këmbim të votës.

Pamjet janë publikuar gjatë emisionit ‘Çim Peka LIVE’, ndërsa sipas mesazheve të tjera të mbërritura në SYRI.net, tregojnë se të njëjtat pamje janë edhe në ‘BigMarketin’ në Sarandë ku ndihmat po ndahen nga vetë Vullnet Sinaj dhe Alket Hyseni, ish-deputet i PS-ë dhe i deleguar i Ramës për zgjedhjet në Sarandë.