Afrikano-jugorët i kërkojnë Britanisë t'u kthejë diamantin në bizhuteritë e kurorës së Mbretit Charles III
Në “syrin” e afrikano-jugorëve ka hyrë diamanti më i madh në botë, i famshmi “Ylli i Afrikës”, i cili do të zbukurojë skeptrin mbretëror që Charles do të mbajë në kurorëzimin e tij të shtunën e 6 majit.
Të shumtë janë ata që kërkojnë kthimin e tij në vendlindje.
Siç raporton gazeta “NewYork Post”, diamanti mbresëlënës, i cili peshon 530 karat, u zbulua në vitin 1905 në Afrikën e Jugut dhe iu ofrua monarkisë britanike nga guvernatori kolonial i vendit, i cili në atë kohë ishte nën sundimin britanik.
"Duhet të vijë në Afrikën e Jugut, pasi diamanti është një shenjë e trashëgimisë dhe kulturës sonë," thotë Mothusi Kamanga, një avokat dhe aktivist në Johanesburg.
Ai nisi një fushatë online duke kërkuar kthimin e diamantit të madh dhe tashmë ka mbledhur rreth 8,000 nënshkrime.
Megjithatë, ka edhe afrikano-jugorë që besojnë se kthimi i diamantit nuk është më i rëndësishëm.
Gjërat kanë ndryshuar, ne po evoluojmë, thotë Dieketseng Nzhadzhaba.
“Ajo që kishte rëndësi për ta në atë kohë ishte të dukeshin superiorë... kjo nuk ka më rëndësi për ne”, shton ai.