VIDEO/ Veliaj përdor mjetet e bashkisë për fushatën elektorale

Skandalet nuk kanë të mbaruar me kryetarin e bashkisë së Tiranës Veliajn në këtë fushatë elektorale. Pas disa ditësh intensive ku është kujdesur që të gjithë pseudo artistët e estradës të simpatizonin atë në fushatë dhe milionave të dhuruar për fjalët e mira nga taksat e qytetarëve sot Veliaj po përdor dhe mjetet e bashkisë.

Si duket në videon e sjellë nga një qytetar sot Veliaj i cili po zhvillonte një takim elektoral në Njësinë Nr.2 po përdor makinat e bashkisë në dispozicion të fushatës elektorale gjë që është kudër të gjitha ligjeve të kodit zgjedhor.

Por ajo që është më qesharakja Veliaj është kujdesur që të heqë logot e bashkisë nga makinat dhe ti kamuflojë si makina private. Veliajn e ka zënë paniku dhe frika e për pasojë po përpiqet me të gjitha mënyrat që nga këto më qesharaket deri në përdorimin e milionave nga taksat e e qytetarëve për pseudoartistët.