VIDEO-SYRI TV/ Albulena Haxhiu publikon audion e ish-ministrit: Do amnistoja, nuk do dënoja

Nga foltorja e parlamentit të Kosovës, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhia ka publikuar një audio ku dëgjohet ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi  për krimet e luftës. Në audio dëgjohet Kuçi të thotë se do të amnistonte për krime lufte dhe nuk do të dënonte.

Nga SYRI TV

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ka publikuar një audio, ku ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi flet për krimet e luftës.

Haxhiu tha nga foltorja e parlamentit të Kosovës se Serbia është shfajësuar gjatë qeverisjes së PDK-së dhe në kohën kur ish-presidenti Hashim Thaçi e udhëhiqte dialogun me Serbinë.

Ministrja e drejtësisë ka vendosur theksin mbi faktin që për herë të parë Serbia ka pranuar krimet e bëra në luftë.