Zi në botën e atletikës, ndërron jetë nënkampionia olimpike në 100 metra

Ishte vetëm 32-vjeç dhe vdekja e saj e papritur ka tronditur botën e sportit të atletikës.

Bëhet fjalë për amerikanen Tori Bowie, nënkampione olimpike në 100 metra në Rio 2016 ku fitoi edhe medaljen e bronzit në 200 metra.

Ajo ishte gjithashtu kampione olimpike në stafetë dhe në Botërorin e vitit 2017 ku u nderua me medaljen e artë pikërisht në 100 metra.

Shkaqet e vdekjes mbeten ende për t’u sqaruar por ajo u gjet e pajetë në banesën e saj në Florida.