Tjetër sulm në një shkollë në Beograd, një vajzë godet me thikë një nxënëse dhe mësuesen

Një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar në Serbi. Bëhet me dije se një vajzë e cila ka qenë nxënëse në shkollë private Ruđer Bošković në Beograd, ka goditur me thikë një nxënëse dhe një mësuese. Kjo e fundi u godit pasi u përpoq që të ndalonte sulmin.

Raportohet se të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore dhe nuk janë në gjendje të rëndë.

Ndërsa theksohet se autorja e sulmit ka përdorur një thikë kuzhine. Menjëherë pas kësaj shkolla u evakuua menjëherë dhe autorja u arrestua.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë Beogradi u trondit nga sulmi i ndodhur në Vraçar ku një adoleshent vrau tetë nxënës dhe rojen e shkollë fillore.