SYRI TV/ Zija Ismaili vazhdon takimet në Berat: Pas 14 majit, vëmendje për biznesin
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Beratit, Zija Ismaili, zhvilloi takime me banorët e lagjes Çelepias. Bizneset u ankuan për vështirësitë që hasin gjatë punës së tyre, ndërsa Zija Ismaili premtoi vëmendje për ta pas 14 majit
SYRI TV
Në vijim të turit të takimeve me qytetarët, kandidati i opozitës për Bashkinë e Beratit Zija Ismaili është ndalur në zonën e Çelepiasit. Gjatë bashkëbisedimeve me kandidatin e koalicionit "Bashkë Fitojmë" banorët e lagjes "Çelepias" denoncuan mungesën e theksuar të investimeve.
Zija Ismaili ka deklaruar se biznesi do të jetë në fokus të punës së tij në drejtimin e bashkisë së Beratit.
Doktor Zija Ismaili u ka premtuar çifteve të reja që hapin bizneset e tyre për herë të parë se për 1 vit me radhë ata do të punojnë lirisht, pa paguar asnjë taksë bashkiake.