Sheiku që do të blejë Manchester United kërkon Mbappe dhe dy yje të tjerë të Francës

Jasim Al Thani, presidenti i një nga bankave më të mëdha të Katarit dhe i afërmi i pronarit të PSG-së, prej kohësh ka shfaqur interesin për të blerë klubin e Manchester United.

Siç kanë bërë me dije mediat e njohura në Angli, sheiku nga Katari prej kohësh i kishte vënë syrin Neymarit, duke e bërë objektivin numër 1 në merkato nëse do të merrte aksionet e klubit anglez.

Gjithsesi duket se ai tashmë ka ndryshuar mendje, pasi Al Thani tashmë kërkon Kylian Mbappe dhe jo vetëm.

Gjithashtu si objektiva në merkato, sheiku ka piketuar edhe Kingsley Coman dhe Eduardo Kamavinga.