Makina në Vlorë ‘fluturoi’ dhe u përmbys në rrugë, policia: Shoferi 38-vjeçar ishte tapë

Policia e Vlorës ka referuar në Prokurori materialet për shoferin 38-vjeçar i cili shkaktoi dje aksidentin e frikshëm në qytet.

Sipas policisë i riu ka qenë në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin, e për pasojë ka humbur drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga e duke përplasur edhe disa makina të parkuara.

Si pasojë 38-vjeçari me inicialet S. C., ka mbetur vetë i plagosur dhe aktualisht ndodhet në spital.