BQE shpall rritje e normës së interesit për të frenuar inflancionin e lartë

Ashtu siç pritej, Banka Qendrore Evropiane (BQE) vazhdoi me një rritje të re të normave të interesit , e cila vazhdon përpjekjet e saj për të frenuar inflacionin e lartë në vazhdimësi .

Më konkretisht, Këshilli Ekzekutiv i BQE-së, pas mbledhjes së sotme, vendosi të rishikojë normat e interesit me 25 pikë bazë (0,25%), që do të thotë se norma bazë e interesit është vendosur në 3,75% (nga 3,5%), norma e depozitave në 3.25% (nga 3%) dhe norma marxhinale e financimit në 4% (nga 3.75%).

Rritja e sotme është më e vogla në 10 muajt e fundit, pasi të gjitha vendimet e mëparshme të BQE-së përfshinin rishikime prej 50 apo edhe 75 pikë bazë.

Ky zhvillim është i lidhur pazgjidhshmërisht me rrjedhën e inflacionit. 

Sipas të dhënave të Eurostat për muajin prill, inflacioni bazë (duke përjashtuar çmimet e energjisë dhe ushqimeve) u ngadalësua në 5.6%, nga niveli rekord i marsit prej 5.7%. 

Kjo, pavarësisht se indeksi i përgjithshëm i çmimeve u përshpejtua papritur në 7% nga 6.9% më parë.

Në të njëjtën kohë, ekspertët besojnë se BQE është afër përfundimit të shtrëngimit të saj aktual, duke parashikuar vetëm dy rritje të tjera në qershor dhe korrik.