Momente Gazmore/ Vazhdon ‘lufta’ me ujë

E gjithë kjo javë ka qenë shumë e qetë për katër finalistët, të cilët premtuan të lënë pas debatet dhe hatërmbetjet dhe të shijojnë ditët e fundit të këtij rrugëtimi.

Lojërat, bisedat e këndshme dhe të qeshurat nuk kanë munguar ditët e fundit në shtëpi. Mbrëmjen e kaluar, pas largimit të Iirit dhe Donaldit nga shtëpia, banorët nisën të luanin me ujë, duke laguar njëri-tjetrin në tualet.

“Lufta” me ujë u zhvendos edhe në oborrin e shtëpisë. Banorët vinin rreth e qark pishinës me shishe uji në dorë, në tentativë për të larguar njëri-tjetrin.

Ndoënse nisi si shaka, loja me ujë argëtoi katër finalistët, të cilët vijuan “luftën” deri pas mesnate.