'Nuk jam unë për Dean'/ Kristi batuta me banorët

Darka e banorëve me Donaldin dhe Ilirin u shoqërua me batuta të shumta. Deamishel dhe Kristi janë ngacmuar disa herë nga Luizi dhe Efi, të cilët thonë se ata të dy shkojnë shumë si çift.

Për këtë arsye, Luizi i kërkoi Kristit që ai të puthte Dean. Ky i fundit u shpreh se ai nuk është tip për Dean, sepse ajo ka nevojë për një mashkull më të mirë se ai.

Luizi i cili fliste gjithmonë në kuadër të ngacmimeve, tha se me deklartën që Kristi bëri, do e fitojë puthjen e Deas.

Deamishel u gëzua nga ajo që tha Kristi, por nuk pranoi që mes tyre të kishte një puthje.