Mourinho nën hetim pas akuzave të forta ndaj gjyqtarit të sfidës Monza-Roma

Jose Mourinho u shfaqur i tërbuar pas barazimit 1-1 që Roma regjistroi mbrëmjen e djeshme ndaj Monzës.

Në 90+5, Çelik u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, teksa në minutën e 35-të nuk i shpëtoi ndëshkimit edhe Mourinho.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri portugez e cilësoi gjyqtarin Kifi, si më të keqin në të gjithë karrierën.

“Luajtëm me arbitrin më të keq që kam takuar në gjithë karrierën time. Kur thonë se arbitri ndikon në rezultat, nuk është kështu, por është e vështirë të luash me dikë si ai sepse teknikisht është i tmerrshëm dhe nga pikëpamja njerëzore nuk është empatik dhe në fund përjashtoi një lojtar që rrëshqiti sepse ishte i lodhur i vdekur në minutën e 96-të”, deklaroi Mourinho.

Pas deklaratave të forta të teknikut portugez, Prokuroria Federale ka vendosur të hapë një hetim ndaj tij.

Do të shqyrtohen të gjitha dëshmitë për incidentin dhe më pas do të bëhet akuza formale për Mourinhon.