Masakra në shkollën në Serbi, reagon kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me sulmin e armatosur të ndodhur në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, ku një 14-vjeçar vrau 8 nxënës në këtë institucion si dhe rojen e objektit.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe familjarët e tyre.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, ka shkruar Kurti.

Reagime për ngjarjen ka pasur gjithashtu edhe nga politikanë të tjerë në Kosovë. Edhe presidentja Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjarëve të nxënësve që humbën jetën përmes një postimi në Tëitter.

Ndërkohë që edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku shkroi në Twitter: “Ditë tragjike në Serbi. Ngushëllime familjeve që humbën më të dashurit e tyre”.