", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/04/auto_Screenshot_401683188192.jpg", "width": 900, "height": 544 } }

Pamje dramatike, helikopteri për pak përfundoi në det gjatë një operacioni evakuimi

Një helikopter i Rojës Bregdetare amerikane për pak përfundoi në det gjatë një operacioni për evakuimin e një të sëmuri në një anije turistike.

Ekuipazhi i helikopterit MH60 Jayhawk mori një telefonatë për ndihmë nga anija turistike Carnival Dream që ndodhej 300 milje larg brigjeve të Alabamës dhe menjëherë u nis në mision.

Por sa iu afrua anijes, kushtet e motit u përkeqësuan ndjeshëm dhe në disa momente, era e fortë për pak e nxori mjetin fluturues nga kontrolli për ta rrëzuar në det.

Kur ekuipazhi u përpoq të ngrejë një nga infermieret e anijes, helikopteri nisi të lëvizte përpara dhe mbrapa derisa përfundimisht u largua nga anija. Më pas ai humbi kuotë, teksa në video pasagjerët e alarmuar bërtasin që piloti ta ngrejë.

Fati e deshte që e gjitha ngjarja të përfundonte pa të lënduar.