Meta, besimplotë në fitoren e opozitës dhe të Euglen Mustafallarit në Skrapar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është besimplotë për fitoren e opozitës dhe të Euglen Mustafallarit në veçanti, kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë" në bashkinë e Skraparit. Në foton e dalë së fundmi bashkarisht, ai e quan "kryebashkiak", kandidatin e koalicionit.

"Maji i luleve dhe i Ndryshimit, - paralelizoi Meta në diçiturën e fotos. - Mirëmëngjes të gjithëve së bashku me Kryebashkiakun e Skraparit, Euglen Mustafallari."