Andi Lila: Jam me moral, jam edhe me Lulin edhe me Ballën. Nuk është shaka…

Jo vetëm artistët kanë ‘kaluar’ ylberin dhe në këtë fushatë janë shfaqur në krah të mazhorancës, pas blerjeve të bëra nga Erion Veliaj.

Këtë herë edhe sportistët i janë bashkuar blerjeve të kësaj merkatoje elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

Njëri prej tyre është sportisti Andi Lila, që para 2 vitesh doli në krah të Lulzim Bashës, duke e futur emrin edhe në listën e kandidatëve për deputetë.

Por vetëm pak ditë më parë, Lila është shfaqur në një takim me Taulant Ballën, i cili e cilësoi si një blerje të re.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Erion Veliaj, i cili duket se është edhe menaxheri i kësaj blerje, për shkak se ja ka marrë dorën blerjeve që ka bërë me artistët.