Mungesa e kanalizimeve në Sarandë, shqetësim nga era e keqe, Cikuli: Turp të degradohet qyteti në këtë farë feje

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Sarandës Ardit Cikuli ka denoncuar problemet e shumta që vijnë si pasojë e mosinvestimeve për rrjetin e kanalizimeve në bulevardin e ri.

Në një video të publikuar në facebook-un e tij Cikuli ta treguar se deti është kthyer në një gropë të madhe septike nga ai cili kutërbon erë e keqe.