Çupallari: Nëse SHBA shkon në falimentim kjo do të kishte efekte në të gjithë botën
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me moderatoren Armela Ferko ishte eksperti i ekonomisë në lidhje me Skype nga New York, Andi Çupallari.
Çapellari është shprehur se frika se shteti amerikan po shkon drejtë falimentit pasi ka një ngërç mes kongresit dhe adiministratës Biden është një problem serioz por politik dhe jo ekonomik
"Ky është një problem politik dhe një problem ekonomik. Para disa javës Kongresi i ka dërguar një projektligj presidenti Biden ku është aprovuar rritja e tavanit të borxhit publik në SHBA. Në aspektin politik të problemit nuk e ka pranuar atë projektligj sepse aty kishte disa kushte që Republikanët në Kongres i kanë vendosur Biden ku një nga ato ishte shkurtimi masiv i shpenzimeve . Një pjesë e mirë e shpenziemve kanë të bëjnë me politikat e administratës Biden.
Në aspektin ekonomik deficiti nuk është një problem në një ekonomi aq të madhe si i SHBA-së. Me ato para që do të marrin borxh do të ndihmojnë ekonominë në të ardhmen dhe do të paguhen pasi nuk kanë një interes të lartë. Çdo borxh që merret nga departamenti i thesarit amerikan miratohet nga kongresi, por për të lehtësuar procedurat kongresi ka vendosur një rregull që përcakton se dega e thearit mund të marrë borxh aq sa ju nevojitet pa kërkuar miratim.
Këto borxhe jepen nëpërmjet të aseteve që SHBA i shet dhe këto janë asetet janë më të sigurta në botë. Nëse këto asete ose SHBA falimenton dhe nuk do të arri të paguaj borxhet do të ketë efekte shumë të mëdha që do të prekin të gjithë boten por besoj që nuk do të ndodhin pasi është një problem politik sesa ekonomik. Mundësinë që kjo të ndodhi e shoh shumë të vogël dhe më duket një lojë politike mes republikanëve dhe administratës Biden, pasi në nëntor të viti të ardhshëm kemi zgjedhje presidenciale në SHBA. Demokratët nuk duan të ulin shpenzimet pasi duan të investojnë më shumë dhe ta përdorin si kapital në zgjedhje ndërsa kongresi kërkon ta ndërpresë sepse ti nuk mund të marrësh borxh pa fund dhe është e mirë për SHBA-në ky hap që po ndërrmer."