FOTO+VIDEO/ Aksident automobilistik në aksin rrugor Pogradec-Lin, bllokohet qarkullimi

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat.

Mësohet se drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit, ku ka dalë nga rruga dhe ka bllokuar dhe qarkullimin e automjeteve.

Aksi rrugor ka qëndruar i bllokuar për më shumë se 45 minuta.

 

Drejtuesi i kamionit ka marrë lëndime deklaron për policinë se e humbi kontrollin  pa e kuptuar dhe se ka dyshime për vaj në rrugë.