Sane pranoi problemin me sjelljen, trajneri Tuchel u kënaq nga fjalimi para shokëve të skuadrës
Bild gjerman shkruan se pas incidentit me Sadio Mane, futbollisti i Bayernit Leroy Sane ka mbajtur një fjalim para lojtarëve të kësaj skuadre dhe ka pranuar se duhet të punojë për një qëndrim më pozitiv ndaj bashkëlojtarëve.
Siç u tha, Sane u premtoi lojtarëve se në të ardhmen do t'i kushtonte më shumë vëmendje sjelljes në fushë dhe se do të ishte i kujdesshëm me shokët, dhe shtoi se fjalimi ishte aq bindës sa i bëri përshtypje edhe trajnerit Thomas Tuchel.
Thuhet se Sane është një nga lojtarët e preferuar të Tuchel dhe se padyshim që do të luajë për këtë klub sezonin e ardhshëm, ndërsa Serge Gnabry është pak më afër largimit, si dhe Mane, i cili pothuajse me siguri do të largohet nga Mynihu për shkak të incidentit.
Përplasja mes Mane dhe Sane ndodhi pas ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Bayernit, kur senegalezi goditi bashkëlojtarin për reagimet e tij në fushë.
After the incident with Mané, Leroy Sané gave a speech in front of the team saying he's aware that he has to work on his body language on the pitch and show a more positive attitude towards his teammates. The speech was well received and impressed Tuchel [@SPORTBILD] pic.twitter.com/tLzca3goCA
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) May 2, 2023
Gjithçka nisi në fushë kur Sane ishte i pakënaqur me lëvizjen e Manes dhe menjëherë u pa se ai reagoi dhunshëm dhe shfaqi zemërimin e tij me gjestet e trupit për shkak të bashkëpunimit të dobët dhe në fund gjithçka kulmoi në dhomën e zhveshjes ku një sherr ndodhi.
Sa i përket Manes, po shtohen zërat se ai mund të vazhdojë karrierën në Itali dhe ditët e fundit është shkruar se Jose Mourinho është një fans i madh i këtij lojtari dhe do të donte ta shihte te Roma e tij.