SYRI TV/ Albert Mëlyshi takim me mirditorët në Lezhë: Do të jem në krahun e banorëve
Kandidati i Koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë Mirditë Albert Mëlyshi ka zhvilluar një takim me komunitetin mirditor që banon në Lezhe. Duke u ndalur te Hec-et Mëlyshi, u ka premtuar se do të jetë në krah të banorëve për të mbrojtur natyrën.
SYRI TV
Mirdita nuk mund të qeveriset nga Tirana me telefon siç ka ndodhur këto 8 vite.Kështu u shpreh Kandidati i Kualicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë Mirditë Albert Mëlyshi, gjatë një takimi që zhvilloi me komunitetin Mirditor që banojnë në Lezhë.
Duke ju referuar heceve që janë miratuar për tu ndërtuar në Mirditë, Mëlyshi garantoj se do jetë krah banoreve për të mbrojtur pasuritë natyrore të kësaj zone.
Gjatë këtij takimi kandidati i opozitës për Bashkinë Mirditë, Albert Mëlyshi mori mbështetje maksimale nga komuniteti Mirditor që jeton në Lezhë, për të votuar masivisht në zgjedhjet vendore të 14-majit.