Zaimi: Nuk do të pranojmë asociacion që nënkupton territorialitet, simbole dhe vetëmenaxhim
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me moderatoren, Armela Ferkon për të diskutuar mbi marrëveshjet e nënshkruara nga Kosova dhe Serbia ishte Arbër Zaimi anëtari i kryesisë së VV.
Zaim është shprehur se drafti i propozuar nga grupi i punës i cili ishte i përbërë nga serb të Kosovës është në kundërshtim me kushtetutën dhe nuk do të pranohet nga qeveria Kurti.
Drafti i prezantuar ka qenë në kundërshti me kushtetutën ne Kosovës dhe është kundërshtuar nga ana e qeverisë . Komisioni përgatitor i emëruar vite më parë dhe Kurti nuk ka dashur ta paragjykojë dhe ai komision me prezantimin e këtij drafti është shpërndarë. Dje Kurti ka prezantuar një vizion të tij se si do të ndërtohen marrëveshjet në të ardhmen dhe si se do të ndërtohet asociacioni. Duke pasur parasysh qasjen e palës serbe ky proces do të kërkojë shumë kohë që të mbarojë.
Drafti kur të jetë i pranuar prej palëve do t’i paraqitet institucioneve për miratim. Ky është prezantimi i parë për zotin Kurtin që është ndërtuar nga serb të Kosovës. Marrëveshjet e Brukselit dhe ajo janë nënshkruar në Ohër kjo nënkupton që këto marrëveshje janë bërë nga dy shtete në përputhje me kushtetutshmërinë e Kosovës dhe Serbisë dhe në rastin që ky draft i prezantuar nga ky grup pune bie në ndesh me kushtetutën e Kosovës bie poshtë menjëherë.
Ky asociacion nuk dot ketë fuqi ekzekutive, nuk do të ketë entitet territorial dhe nuk do të ketë simbole të vetat. Zoti Mustafa duhet të kuptojë se ne kemi qenë kundër përpara draftit që është rrëzuar nga kushtetuta, por Mustafa për këtë draft e ka pranuar dhe ka ndërhyrë në Gjykatën Kushtetuese që ta pranojë këtë draft.
Por të ishim ne në atë kohë nuk do ta nënshkruanim këto marrëveshje që na kanë ardhur nga e kaluara por jemi të detyruar ti zbatojmë, me marrëveshjen e pranuar në të kaluarën nga Mustafa nënkuptohej territorialitet, simbole dhe një shkallë e menaxhimit të komunitetit serb nën asociacion . Marrëveshja e parë e nënshkruar mbi të zhdukurit është pranuar termi i “Zhdukjes me forcë” që është treguesi i qartë për krimet që ka kryer Serbia në Kosovë. Kur flitet për këtë term për të Zhdukurit me forcë në fakt ne kemi një njohje të krimeve të Serbisë në vendin tonë.