Mbështetja ndaj Veliajt/ Bushati: Aleancë mes këngëtarëve pa treg të lirë dhe politikanëve pa votë të lirë

Analisti Andi Bushati ka reaguar në lidhje me mbështetjen e ‘artistëve ë’, ‘këngëtarëve’ dhe ‘VIP’-ave shqiptarë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në postimin e tij në Facebook, Bushati thekson se nuk ka ‘aleancë më të natyrshme se ajo mes këngëtarëve që nuk jetojnë dot përmes tregut të lirë dhe politikanëve që nuk vazhdojnë dot përmes votës së lirë’

‘Kot çuditeni! Nuk ka aleancë më të natyrshme se ajo mes këngëtarëve që nuk jetojnë dot përmes tregut të lirë dhe politikanëve që nuk vazhdojnë dot përmes votës së lirë’, shkruan Bushati.