Kahn-Salihamixhiç, vetëm njëri do qëndrojë te Bayerni

“Sky Sport.de” ka analizuar ngjarjet e fundit te Bayerni, bashkëngjitur burimeve të afërta pranë klubit, se vetëm njëri prej binomit drejtues mes Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç do të vazhdojë punë edhe përtej fundit të sezonit aktual.

Edhe pse data 22 maj është caktuar si dita e “gjykimit” te Bayerni rreth posteve drejtuese, ato do të mbahen pasi të ketë përfunduar kampionati, pra që të mos ketë efekt te fryma në ekip.

Më i rrezikuar është padyshim Kahn, pasi eksperienca e dobët në detyrën ushtruese nuk ka bindur palët e përfshira në Mynih.

Vlen të theksohet se në prononcimet e fundit 53-vjeçari ka dalë me qëndrim kategorik mohues kur është cekur pjesa e largimit të mundshëm.

E paqartë mbetet se çfarë pasojash apo përfitimesh do të mbartë triumfi në kampionat mbi personazhet e mësipërme.

Ish-portieri e mbyll mandatin ekzistues në 2024-ën, ndërsa Slihamixhiç në 2026-ën.