Napoli mund të shpallet sot kampion nga TV
Napoli do të ndeshet në shtëpinë e Udinese të enjten mbrëma, por sot, të mërkurën, të kaltrit e Spalletitt mund të shpallen kampionë të Serie A.
Lazio pres Sassuolon ditën e sotme në kryeqytet, ku ndeshja do të luhet në orën 21:00.
Nëse “shqiponjat” humbasin ose barazojnë ndaj Sassuolos, atëherë Napoli do të shpallet kampion ende pa zhvilluar ndeshjen e tyre.
Ekipi i Sarrit ka humbur dy ndeshje radhazi në Serie A për herë të parë që nga janari.
Hera e fundit që ata u përballën me tre humbje radhazi në ligë ishte në korrik të vitit 2020 nën drejtimin e Simone Inzaghi.