‘Rrogat të dalin dhe teprojnë, janë si në Vienë’/ E reja tallet me Filon e Korçës: Qeshni të gjithë
Një e re nga Korça është tallur me deklaratat e kryebashkiakut, Sotiraq Filo në prezencë të kryeministrit Edi Rama, gjatë takimit të djeshëm me të rinjtë që janë kthyer të punojnë në qytet.
Deklarata skandaloze e Filos ka sjellë edhe reagimin e të resë e cila ka publikuar në rrjetin social TikTok një pjesë kur kryebashkiaku i Koçës thotë se ‘rrogat të dalin e të teprojnë dhe janë njësoj si në Austri Vienë, vend ku ai ka emigruar’.
E reja: Po shikoj një pjesë nga takimi i Filos me të rinjtë. E di që do qeshni tani me këtë që do tregoj por e para nuk kam asgjë me këtë njeriun se e kuptoj se është shumë në siklet që është atje, nuk e vë në dyshim që është njeri shumë i mirë dhe i pasionuar por nuk e vë dhe në dyshim që ja kanë dhënë me skenar se çfarë duhet të thotë dhe shikoni çfarë thotë ai kur e pyesin për pagat.
Filo: Unë mund të them që të dalin dhe të teprojnë. Rrogat janë në nivelin mund të them janë në nivelin e vendit që emigrova në Austri në Vienë pak a shumë. Po flas për veten time, nuk i di të tjerët.