SYRI TV/ Rama thotë se të vdekurit mbështesin PS: Nëse votoni ata, stërgjyshërit do rrotullohen në varr

Kryeministri Edi Rama vijoi të përdhosë varret dhe të vdekurit, në funksion të propagandës së tij elektorale. Gjatë takimit në Klos, Rama tejkaloi çdo limit, duke komunikuar dhe me botën e përtejme, pasi deklaroi se stërgjyshërit e vdekur të demokratëve, mbështesin kandidaten e tij, për Bashkinë e Klosit. 

SYRI TV

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama ka bërë pjesë të retorikës së tij, në fushatën elektorale, botën e përtejme, varret dhe të vdekurit. Pas përdhosjeve së varreve një ditë më parë në Devoll, edhe në takimin e kësaj të mërkure në Klos, Rama nuk i ka lënë të qetë të vdekurit, për llogaritë e tij elektorale. Madje këtë herë, kryeministri arriti të komunikonte me ta. 

Kryeministri përsëriti kërcënimin ndaj qytetarëve të Klosit, duke paralajmëruar se investimet do të ndërpriten nëse votojnë kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Bedri Hoxhën. 

Si në gjithë turin e tij elektoral, Rama nuk bëri premtime  konkrete për banorët e zonës së Klosit, duke e fokusuar të gjithë fjalimin e tij te lufta me kundërshtarët politikë.