Ngacmoi sek*ualisht të miturën, prangoset 26-vjeçari

Një 26-vjeçar u vu në prangat e policisë së Tiranës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë te mitur. Në një njoftim të shkurtër për rastin, policia thotë se i riu po ashtu ka kundërshtuar e goditur efektivët gjatë shoqërimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan  D. Z., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë”, thuhet në njoftim.